Fundjava sjell mëngjes të ftohtë dhe mjegull, nga java e ardhshme mundësi për shi

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 2 deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 12 deri në 18 gradë.
Në Shkup, do të jetë me vranësira të ndryshueshme me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 17 gradë.
Derisa të dielën do të mbetet mot stabil me periudha me diell. Gjatë fundjavës temperatura e mëngjesit në disa vende do të zbresë nën zero, dhe në disa lugina do të ketë shfaqje të mjegullës së mëngjesit. Më pas deri në mes të javës së ardhshme, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme gjatë ditës dhe kushte për shi të dobët lokal.



