E martë, 3 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Mjegull me reshje të përkohshme shiu, lokalisht më të dendura

Moti sot do të jetë me mjegull dhe reshje të përkohshme shiu, lokalisht më të dendura (mbi 25 l/m²). Në fund të ditës reshjet do të ndalen. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior, e cila në disa vende përgjatë Povaradarisë do të forcohet përkohësisht. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 6 deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 10 deri në 14 gradë.

Në Shkup, mjegull me reshje të përkohshme shiu me intensitet të dobët deri mesatar. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 12 gradë.

Moti në ditët në vijim

Që nga e mërkura dhe në ditët pasuese moti do të jetë stabil dhe i thatë me vranësira të ndryshueshme gjatë ditës. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Që nga e premta vranësira do të ulet dhe gjatë ditëve të fundjavës priten mëngjes më të ftohta me temperaturë minimale që në disa vende do të zbresë nën zero gradë.

Lajme të ngjashme