E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Gashi: Liria dhe dinjiteti janë vlera që duhet t’i kultivojmë dhe mbrojmë vazhdimisht

11.10.2026, 11:47

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, me rastin e 11 Tetorit – Ditës së kryengritjes popullore, dërgoi urim në të cilin theksoi se festa është një kujtesë e guximit dhe vendosmërisë së popullit në luftën për liri, dinjitet dhe të ardhme të vetën.

Gashi theksoi se vlerat e lirisë, solidaritetit, respektit reciprok dhe bashkësisë janë themeli i një shoqërie demokratike dhe të drejtë dhe duhet të jenë udhërrëfyes në ndërtimin e një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë.

"Sot shënojmë 11 Tetorin, Ditën e kryengritjes popullore, një nga datat më të rëndësishme në historinë maqedonase, simbol i guximit, mosbindjes dhe vendosmërisë së popullit për të luftuar për liri, dinjitet dhe të ardhme të vetën", thotë Gashi në urim.

Ai thekson se është detyrë e të gjithëve të ruajnë kujtimin për ata që luftuan dhe u flijuan për lirinë, dhe guximi i tyre të përkthehet në përgjegjësi, unitet dhe përkushtim ndaj zhvillimit demokratik, sundimit të ligjit dhe të ardhmes evropiane të Maqedonisë.

"Vetëm përmes bashkësisë, respektit të ndërsjellë dhe respektimit të dallimeve mund të ndërtojmë një shoqëri ku çdo qytetar do të ndihet i barabartë dhe do të ketë mundësi të kontribuojë në përparimin e përbashkët. Le të jetë 11 Tetori një kujtesë se liria dhe dinjiteti janë vlera që duhet t’i kultivojmë dhe mbrojmë vazhdimisht", porosit kryetari i Kuvendit.

Në fund të urimit, Gashi u uron festën të gjithë qytetarëve, me dëshira për paqe, mirëqenie dhe prosperitet.

Lajme të ngjashme