Kalë bie në rrugë në Kavadarci: gruaja i ndihmoi kafshës së lodhur dhe e liruar nga rripat

Një kalë në gjendje të rëndë ka rënë në rrugë në Kavadarci. I ka ndihmuar një banore e Kavadarcit e cila e ka liruar nga rripat dhe i ka dhënë ushqim dhe ujë. Kafsha e lodhur është shpëtuar dhe është marrë nga pronarët, njoftoi edhe kryetari i Kavadarcit, Mitko Jançev, pasi rasti shkaktoi reagime të forta në publik.
„Rasti me kalin e lodhur, i cili ra në rrugë në Kavadarci, shqetëroi publikun dhe njëherësh konfirmoi nevojën për përgjegjësi më të madhe, humanizëm dhe mbrojtje të qëndrueshme të kafshëve. Pas kësaj fotografie qëndron vuajtja e një krijese të pafuqishme, e ekspozuar ndaj trajtimit jo human. Por, rasti tregoi edhe se reagimi në kohë, empatia dhe bashkëpunimi mund të bëjnë një ndryshim të vërtetë“, publikoi Jançev.
Në vendin e ngjarjes, siç shpjegon ai, një bashkëqytetare humane pa hezitim i ndihmoi kalit të rrëzuar, duke e liruar nga rripat dhe strukturat metalike për të cilat ishte lidhur dhe duke i siguruar ushqim dhe ujë.
„Pas njoftimit, menjëherë intervenuan edhe anëtarët e MPB-së – Stacioni Policor Kavadarci, duke mundësuar ndërmarrjen e aktiviteteve të nevojshme për mbrojtjen e kafshës. Në zgjidhjen e rastit rol të rëndësishëm pati edhe Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, në kompetencat e së cilës është veprimi në raste që lidhen me mbrojtjen dhe mirëqenien e kafshëve.
Falë aktiviteteve të ndërmarra dhe bashkëpunimit të institucioneve përgjegjëse, kali është marrë nga pronarët dhe është mbrojtur nga keqtrajtime të mëtejshme. Ky është rezultati më i rëndësishëm i këtij rasti.
Komuna e Kavadarcit shpreh falënderime për Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari, anëtarët e MPB-së – Stacioni Policor Kavadarci, aktivistët për mbrojtjen e kafshëve dhe të gjithë qytetarët që reaguan dhe kontribuan në mbrojtjen e kalit. Njëkohësisht, bëjmë një apel të qartë për të gjithë qytetarët: mos heshtni dhe mos qëndroni indiferentë kur jeni dëshmitarë të dhunës, keqtrajtimit ose veprimeve të pakujdesshme ndaj kafshëve. Denonconi çdo rast të tillë menjëherë në polici, që institucionet përgjegjëse të veprojnë në kohë“.
Mbrojtja e kafshëve, thekson Jançev, nuk përfundon me zgjidhjen e një rasti.
„Lufta kundër veprimeve të pakujdesshme duhet të vazhdojë përmes ngritjes së vetëdijes publike, përgjegjësisë institucionale dhe zbatimit të qëndrueshëm të ligjeve.
Detyra jonë e përbashkët është të ndërtojmë një shoqëri ku ashpërsia nuk do të heshtet, dhe kujdesi e respekti ndaj kafshëve do të jenë vlera të vërteta, të konfirmuara me vepra konkrete“.



