E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Kontroll aksioni në Shkup: 128 shoferë të ndëshkuar dje, 102 për shpejtësi të lartë

13.10.2026, 09:52

Dje në periudhën nga ora 06:00 deri në ora 22:00 në territorin e Qytetit të Shkupit nga Drejtoria për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë SPB Shkup është kryer një kontroll aksioni për ndëshkimin e shoferëve që drejtojnë automjete me shpejtësi më të madhe se e lejuara, ku nga punonjësit policorë janë shqiptuar 102 gjoba. Gjatë kontrollit të trafikut janë shqiptuar edhe 26 masa të tjera nga Ligji për Sigurinë në Trafikun Rrugor, njoftoi MPB-ja.

"Të gjithë shkelësit e rregullave dhe dispozitave të trafikut do të përballen me gjobat e parashikuara ligjore. Kontrolli i trafikut do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta", shtojnë nga MPB-ja.

Lajme të ngjashme