E martë, 3 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Kursimet e qytetarëve nuk duhet të vihen në rrezik, thonë nga Aleanca për Shqiptarët

Ngjarjet e fundit me "Alta Banka" në Bitola na kujtojnë përvojat e hidhura të së kaluarës. Qytetarët nuk e kanë harruar skandalin me kursimoren TAT në vitin 1997, as falimentimin e Eurostandard Bank në vitin 2020. Në të dy rastet, pasojat i ndjenë njerëzit që punuan dhe kursyen për vite me radhë, theksojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Sot, shtojnë nga kjo parti, përsëri kemi qytetarë që janë të shqetësuar për kursimet e tyre.

Është e papranueshme, nënvizojnë nga aty, që një pensionist apo një familje të kufizohet në tërheqjen vetëm të 10.000 denarëve në javë, kur këto para mund t’u nevojiten për trajtim mjekësor ose për nevoja të tjera urgjente.

"Edhe pse situata me "Alta Banka" ndryshon nga rastet e mëparshme, përvoja me TAT dhe Eurostandard Bank duhej të na mësonte se pasojat e vendimeve të gabuara financiare nuk duhet t’i paguajnë qytetarët".

Banka Popullore, theksojnë nga Aleanca për Shqiptarët, duhet të shpjegojë se si u miratua marrja e bankës, çfarë kontrollesh janë kryer dhe kur pritet të hiqen kufizimet.

Aleanca për Shqiptarët kërkon masa urgjente për mbrojtjen e kursimtarëve dhe zgjidhje për qytetarët që kanë nevojë urgjente për fondet e tyre.

"Askush nuk duhet të vihet në situatën të lutet bankën për tërheqjen e parave të veta".

Lajme të ngjashme