E martë, 3 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

18-vjeçar i rrahur në oborrin e një shkolle të mesme në Gjorçe Petrov, iu drejtuan edhe kërcënime

Dje në orën 13:30 në Stacionin Policor Gjorçe Petrov, zyrtarë policorë nga SVR Shkup, në prani të prindit, zhvilluan bisedë zyrtare me një 17-vjeçar nga Shkupi.

Policia veproi pas një kallëzimi paraprak se në oborrin e një shkolle të mesme në zonën e Gjorçe Petrovit, O.A. (18) nga Shkupi u sulmua fizikisht.

Më pas, së bashku me shokët e tij, i drejtuan edhe kërcënime. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të ndiqet një parashtresë e përshtatshme.

Lajme të ngjashme