E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

LSDM: Maqedonia nuk është kasë për komisione, e ardhmja është në Evropë, drejtësi dhe liri

11.10.2026, 10:07

Antifashizmi nuk është vetëm një monument, por një detyrim për liri, drejtësi dhe jetë dinjitoze, theksoi opozita LSDM me rastin e 11 Tetorit – Ditës së kryengritjes popullore, duke bërë një paralelizëm mes luftës së partizanëve para 85 vjetësh dhe sfidave të sotme në shtet.

Nga partia thonë se kryengritja ishte luftë për një shtet të lirë, dinjitet njerëzor dhe rezistencë ndaj fashizmit, jo për ndarje dhe poshtërim të popullit.

"Ky fjalor nuk është nga 11 Tetori dhe vlerat e Luftës Nacionalçlirimtare. Ky fjalor është nga një traditë tjetër. LSDM e mban mend të vetën, gjithmonë në anën e duhur të historisë", thuhet në njoftimin partiak.

Nga LSDM vlerësojnë se detyrë e sotme është të sigurohet sundimi i ligjit, liria e fjalës, media dhe institucione të pavarura që do të punojnë në interes të qytetarëve. Gjithashtu, bëjnë thirrje për paqe dhe marrëdhënie të mira fqinjësore, në vend të provokimeve dhe përçarjeve.

Partia e sheh të ardhmen e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, standard më të lartë jetese, paga dhe pensione dinjitoze, ujë të pastër dhe kushte që të rinjtë të qëndrojnë në vend.

"Patriotizëm është si jetojmë sot dhe çfarë u lëmë fëmijëve nesër. Të mos kenë nevojë të marrin pasaporta bullgare. Të mos kenë nevojë të bëjnë patriotë për interesa personale, por të duan dhe respektojnë vërtet atdheun e tyre. Patriotizmi i rremë nuk duhet të jetë rrugë drejt pushtetit", thonë nga LSDM.

Në njoftim, partia kritikon ashpër politikën qeveritare, duke theksuar se Maqedonia nuk duhet të vendoset në funksion të interesave të huaja.

"Maqedonia nuk është deponi për projekte të huaja. Nuk është minierë për municion të huaj. Nuk është harduer për dixhitalizim të huaj. Nuk është korridor për agjendë të huaj. Nuk është kasë për komisione. Maqedonia është atdhe i përbashkët", thuhet në reagim.

Nga LSDM shtojnë se beteja e sotme duhet të jetë kundër korrupsionit dhe krimit, për paga më të larta, liri të mediave dhe jetë dinjitoze.

"Shtetin do ta kthejmë në shërbim të popullit. E ardhmja nuk është në ndarje. E ardhmja është në Evropë, në drejtësi dhe në liri", porosisin nga partia.

Lajme të ngjashme