E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Marshi „Përballje. Luftë. E ardhme“ i LSDM-së nesër në Prilep – 85 vjet antifashizëm

09.10.2026, 18:44

Për nder të 11 Tetorit – Ditës së kryengritjes popullore dhe 85-vjetorit të fillimit të Luftës Nacionalçlirimtare dhe antifashiste të popullit maqedonas dhe komuniteteve të tjera, Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë nesër, të shtunën, më 10 tetor 2026, në Prilep do të mbajë marshin me sloganin „Përballje. Luftë. E ardhme“.

Marshi do të fillojë në orën 11:30 nga Parku i Revolucionit. Varri i të papërmbysurve, dhe do të përfundojë para Muzeut Memorial „11 Tetori 1941“ – Uçastoku në Prilep, ku do të flasë kryetari i LSDM-së, dr. Venko Filipçe.

Lajme të ngjashme