LSDM: Nuk punojnë skanerët, tomografët, mungojnë ilaçet – me Klekovski dhe Mickoski shëndetësia është në kaos

Në shekullin 21 kur bota ecën përpara me inovacione dhe teknologji në shëndetësi, tek ne nuk punojnë aparatet bazë mjekësore të nevojshme për rastet urgjente. Tre javë nuk punon asnjë tomograf kompjuterik në Qendrën Klinike, thonë nga LSDM përmes një njoftimi.
"Tre javë pacientët presin për kontroll, por sëmundja nuk pret.
Gjatë dy viteve të fundit PET skeneri nuk punon, edhe pse është i nevojshëm për pacientët onkologjikë. U interesuam, nuk punonte, pastaj punoi vetëm dy ditë dhe përsëri u prish.
Dhe pacientët presin edhe pesë muaj për PET skener.
Vitin e kaluar u diagnostikuan 1.000 pacientë të rinj me kancer të gjirit – kjo është një shifër tronditëse.
Disa herë pacientët onkologjikë mbetën me muaj pa terapinë e nevojshme për shkak të papërgjegjshmërisë administrative dhe mungesës së interesit të kësaj qeverie.
Çdo vonesë në terapi, kontroll për këta pacientë onkologjikë do të thotë çështje jete.
Disa nga klinikat funksionojnë me nga një sallë operative, me aparate mjekësore që një ditë punojnë, një ditë nuk punojnë, me mungesë të personelit mjekësor.
Qytetarët enden nga një spital në tjetrin, presin me muaj për kontrolle dhe diagnostikim, me sigurim shëndetësor të paguar rregullisht.
Mbi 5.000 persona u helmuan në Gostivar për shkak të dështimit total të Mickoskit dhe Klekovskit.
Deri sot askush nuk përgjigjet, dhe nuk publikohet asnjë rezultat për ujin në mbi 50 vendbanime.
Kjo qeveri kriminale dështoi në më të rëndësishmen – mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
Duhet të ketë përgjegjësi, dorëheqje nga Klekovski", shtohet në njoftim.
Lajme të ngjashme
MPB ka ngritur padi penale kundër tre personave për kryerjen e veprave penale "pengimi i personit zyrtar në kryerjen e veprës zyrtare" dhe "prodhimi dhe futja në qarkullim pa leje e drogërave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve" në lidhje me ngjarjen që ndodhi më 7 tetor, në të cilën policët dyshohet se…
18:28Kryetarja Gordana Siljanovska-Davkova sot pati një takim me Michael Berenbaum, profesor i shquar i studimeve hebraike dhe ekspert për Holokaustin, i cili në mars të këtij viti e shoqëroi gjatë vizitës në Kompleksin Memorial "Treblinka" në Poloni. Në takim morën pjesë Goran Sadikario, drejtor i Fondit të Holokaustit të…
18:01Moti nesër do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga drejtimi veriperëndimor, e cila përgjatë Povaradarisë do të tejkalojë shpejtësinë prej 60 kilometrash në orë, njofton UHMK. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 0 deri në 9, ndërsa ajo…
17:59

