E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

„Maqedonia e Veriut mbeti jashtë hartës së BE-së për anëtarësim“, thonë nga DUI

12.10.2026, 09:45

„Komisioni Evropian ka bërë të qartë: udhërrëfyesit për anëtarësim do të përgatiten për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën. Maqedonia e Veriut nuk është në listë. Dikur ishim të parët në rajon. Sot të gjithë ecin përpara, ndërsa ne qëndrojmë në vend“, thonë nga DUI.

„Kjo është pasojë direkte e politikave të kësaj Qeverie. Për dy vjet nuk kanë ofruar asnjë zgjidhje, nuk kanë hapur asnjë kapitull dhe nuk kanë bërë asnjë hap përpara. Vetëm justifikime, konflikte dhe akuza ndaj të tjerëve.

Tani vjen llogaria. Të tjerët do të kenë plan, afate dhe qasje më të mirë në fondet evropiane dhe tregun e BE-së. Maqedonia e Veriut po largohet nga grupi i vendeve që përparojnë drejt anëtarësimit.

Qeveria duhet t’u përgjigjet qytetarëve: pse mbetëm jashtë, cili është plani dhe sa do t’i kushtojë shtetit kjo bllokadë?

Përgjegjësia është e Qeverisë. E morën shtetin me proces të hapur anëtarësimi, e lënë pa rrugë, pa afat dhe jashtë hartës së zgjerimit.

Evropa ecën përpara. Shqipëria dhe Mali i Zi ecin përpara. Vetëm Maqedonia e Veriut mbahet peng nga kjo Qeveri“, thuhet në njoftimin e DUI-së.

Lajme të ngjashme