Mickoski pret që deri në fund të vitit të përfundojnë negociatat për Qendrën e re Klinike pranë „Boris Trajkovski“

Kryeministri, Hristijan Mickoski, pret që deri në fund të vitit të përfundojnë negociatat për Qendrën e re Klinike pranë „Boris Trajkovski“.
„Jemi këtu diku midis dy parcelave që i shqyrtojmë dhe për të cilat negociojmë për qendrën e re klinike. Njëra është para këtij pishine që e shihni këtu majtas nga ne, e cila gjithashtu ishte lënë në harresë dhe tani po rindërtohet. Ndërsa tjetra është pas këtij tobogani që e shihni. Këto janë dy parcelat përafërsisht ku duhet të jetë edhe qendra e re klinike. Pres që deri në fund të këtij viti t’i përfundojmë ato negociata“, tha Mickoski në promovimin e 100 automjeteve të reja ambulante që u mbajt sot në parkingun pranë sallës „Boris Trajkovski“.
Ne vlerësojmë se kjo vendndodhje, shtoi ai, së bashku me lidhjen e rrugës ekzistuese „8 Shtatori“, Qendrës Pet dhe spitalit, respektivisht poliklinikës „Bukuresht“, mendojmë se të gjitha këto do të krijojnë një simbiozë të bukur këtu, një qendër të bukur.
Kryeministri tha se me Komunën e Karposhit po punohet edhe për sigurimin e vendeve të reja të parkimit, sepse, siç tha, kur e gjithë kjo të funksionojë dhe të ndërtohet, do të ketë shumë ngarkesë.
„Prandaj planifikojmë që që tani të lehtësojmë edhe atë pjesë të sfidave me të cilat do të përballen banorët e këtij pjesë të Qytetit të Shkupit. Kështu që po planifikohet, po punohet, nëse bëni një plan të mirë, kjo do të thotë 90 për qind punë e përfunduar mirë, nëse plani nuk është i mirë, atëherë as puna nuk do të jetë e mirë. Prandaj ne përpiqemi që plani të jetë i mirë“, tha Mickoski.



