Moti i ndryshueshëm me vranësira, në pjesët lindore kushte për shi të dobët lokal

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, në pjesët lindore do të ketë kushte për shi të dobët lokal. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 3 deri në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 8 deri në 15 gradë.
Në Shkup, mot i ndryshueshëm me vranësira dhe erë të dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 14 gradë.
Moti në ditët në vijim
Derisa të dielën do të mbajë mot stabil me periudha me diell. Gjatë fundjavës temperatura e mëngjesit në disa vende do të zbresë nën zero, dhe në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës së mëngjesit. Në fillim të javës së ardhshme do të ketë kushte për shi të dobët lokal.



