E diel, 1 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Moti i vranët dhe me shi, të martën priten reshje më të bollshme

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët, me reshje të përkohshme shiu, të cilat në vende të caktuara do të jenë më të bollshme dhe do të kalojnë 25 litra për metër katror. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të lëvizë nga 7 deri në 11 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 11 deri në 15 gradë.

Në Shkup do të mbizotërojë mot kryesisht i vranët me shi të përkohshëm, veçanërisht në orët e pasdites dhe gjatë natës. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri në 9 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 14 gradë.

Ditët në vijim moti do të jetë nën ndikimin e aktivitetit ciklonik. Nga sot deri të martën do të jetë kryesisht i vranët dhe më i ftohtë, me reshje të përkohshme shiu me intensitet të ndryshueshëm. Reshje më të bollshme priten të martën.

Në shumë vende pritet të bien mbi 25 litra shi për metër katror brenda 24 orëve, dhe në mënyrë lokale, gjatë periudhës së parashikuar, sasia mund të kalojë edhe 60 litra për metër katror.

Që nga e mërkura dhe ditët në vijim pritet stabilizim i kushteve të motit.

Lajme të ngjashme