Barcelona e mundi Alavesin

Barcelona e mundi Alavesin me 6:1 në "Camp Nou" në javën e 11-të të La Ligës spanjolle. Ekipi i Hansi Flick udhëhiqte me 4:0 në pjesën e parë.
Derisa arritën fitoren e thellë, katalanasit u udhëhoqën nga Rafinja, Lamine Jamal, Fermin Lopez dhe Anthony Gordon, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Mariano Diaz. Me këtë fitore bindëse, Barcelona iu përgjigj humbjeve në ndeshjet me PSG-në dhe në Ligën e Kampionëve dhe ndaj Realit në La Ligë.
Me këtë fitore, Barcelona u rikthye në vendin e parë në La Ligë.
Barcelona arriti në 30 pikë, Atletico Madrid i dyti ka 28, ndërsa Real Madrid është i treti me 24 pikë dhe një ndeshje më pak. Alavesi mbeti në vendin e dhjetë në tabelë me 12 pikë.
Fundjavën e ardhshme, Barcelona do të luajë si mysafire ndaj Atleticos në Madrid.
Foto/ EPA



