Moti i vranët dhe me shi, pasdite dhe gjatë natës priten reshje më të bollshme

Moti i ndryshueshëm me reshje lokale të shiut me intensitet të dobët deri mesatar na pret sot në të gjithë vendin. Reshje më të shumta priten në orët e pasdites dhe gjatë natës.
Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi verior.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 7 deri në 12 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 11 deri në 16 gradë.
Në Shkup moti do të jetë kryesisht i vranët, me shi të herëpashershëm, veçanërisht në orët e pasdites dhe gjatë natës. Do të fryjë erë e dobët veriore, ndërsa temperatura do të lëvizë nga 9 deri në 14 gradë.



