E enjte, 22 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Paditë penale kundër dy punonjësve të Ndihmës së Shpejtë në Tetovë, nuk dërguan ekip te personi i lënduar

22.10.2026, 13:24

Paditë penale janë ngritur kundër dy punonjësve të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në Tetovë, të dyshuar se nuk dërguan ekip për t'i dhënë ndihmë mjekësore një personi të lënduar në fshatin Dobroshtë.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, SPB Tetovë ka ngritur paditë penale kundër I.V. (35) dhe I.M. (51) nga Tetova, për shkak të ekzistencës së bazave për dyshimin për veprën penale "mosdhënia e ndihmës mjekësore".

Sipas policisë, më 29 qershor 2026, e para e paditur mori një telefonatë në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore, por nuk dërgoi ekip për intervenim te personi i lënduar në fshatin Dobroshtë.

Për rastin njoftoi edhe të dytin e paditur, i cili ishte drejtues në shërbim.

Lajme të ngjashme