Automjet del nga rruga në Tetovë: shoferi dhe pasagjeri të lënduar rëndë

Më 15.10.2026 në orën 01:50 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në fshatin Dobroshtë, një automjet pasagjerësh "Seat" me targa të Tetovës, i drejtuar nga 20-vjeçari A.M. nga fshati Tearcë, Tetovë, ka dalë nga rruga. Në aksident, shoferi dhe pasagjeri i tij A.I. nga fshati Tearcë, Tetovë, kanë pësuar lëndime të rënda trupore, të konfirmuara në Spitalin Klinik Tetovë. Është kryer inspektim nga ekipi i inspektimit i SPB Tetovë.



