I mashtruar nga Tetova: për 2.000 euro i premtuan dokumente dhe punë në shtet të huaj

SPB Tetovë ka ngritur padi penale kundër N.I.(54) nga fshati Bogovinje, Tetovë.
Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale "mashtrim".
I pandehuri ka mashtruar një 45-vjeçar për 2000 euro, duke i premtuar dokumente për qëndrim dhe punë në një shtet të huaj. Pasi i dëmtuari i dorëzoi paratë të pandehurit përmes një ndërmjetësi, dhe dokumentet nuk u siguruan, ai kuptoi se ishte mashtruar.



