Shasivari – Ngefa: Dialogu ndërkombëtar hap perspektiva të reja për bashkëpunim

Ministri i drejtësisë Jeton Shasivari zhvilloi një takim bilateral me ministrin e drejtësisë të Republikës Demokratike të Kongos, Guillaume Ngefa, në Stamboll, ku të dy marrin pjesë në Samitin Ndërkombëtar për Drejtësinë.
Takimi ishte një mundësi për bisedë të drejtpërdrejtë mbi gjendjen në drejtësi, përvojat institucionale dhe sfidat me të cilat përballen shtetet në sigurimin e drejtësisë efikase dhe të aksesueshme.
Sistemet e ndryshme ligjore dhe përvojat institucionale ofrojnë mundësi për shkëmbim pikëpamjesh mbi rolin e drejtësisë dhe rëndësinë e sundimit të ligjit në shoqëritë moderne.
Biseduesit theksuan vlerën e dialogut të hapur dhe mirëkuptimit të ndërsjellë si bazë për zhvillimin e kontakteve dhe shqyrtimin e mundësive për bashkëpunim institucional në të ardhmen.



