Stojkoski në UN Forum of Mayors 2026 në Gjenevë: Gjorçe Petrovi shembull për bashkëpunim të suksesshëm ndërkombëtar

Kryetari i Komunës Gjorçe Petrovi, Aleksandar Stojkoski, merr pjesë në Forumin e Kryetarëve të Komunave të Kombeve të Bashkuara – UN Forum of Mayors 2026 në Gjenevë, si përfaqësues i vetëm nga Maqedonia.
Pjesëmarrja në këtë forum ndërkombëtar paraqet një mundësi për prezantimin e përvojave dhe arritjeve komunale, shkëmbimin e praktikave të mira me kryetarë komunash nga vende të ndryshme dhe zhvillimin e partneriteteve për projekte të përbashkëta në të ardhmen, njofton Komuna.

Komuna Gjorçe Petrovi ndërton bashkëpunimin ndërkombëtar si një pjesë të rëndësishme të zhvillimit të saj lokal. Përmes partneriteteve dhe pjesëmarrjes në iniciativa ndërkombëtare, komuna forcon kapacitetin e saj për realizimin e projekteve, prezantimin e zgjidhjeve të reja dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Prania në Gjenevë hap mundësi shtesë për bashkëpunim në fushat e zhvillimit të qëndrueshëm, rezistencës klimatike, rregullimit të hapësirave publike dhe përmirësimit të shërbimeve publike. Qëllimi është që njohuritë e fituara dhe kontaktet e krijuara të kontribuojnë në aktivitete dhe projekte konkrete në Gjorçe Petrovi.

Me pjesëmarrjen në UN Forum of Mayors 2026, Gjorçe Petrovi konfirmon angazhimin e tij për një vetëqeverisje lokale të hapur, aktive dhe të përkushtuar, e cila përmes bashkëpunimit ndërkombëtar krijon mundësi të reja për banorët e saj, theksohet në njoftimin e Komunës Gjorçe Petrovi.



