Takime bilaterale me përfaqësues të prokurorive nga Amerika e Jugut për bashkëpunim në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Prokurori publik, Nenad Saveski dhe prokurorë publikë nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, të cilët veprojnë në raste për veprën penale – Trafikimi i qenieve njerëzore, sot zhvilluan takime bilaterale me përfaqësues të prokurorive nga Brazili, Kolumbia dhe Venezuela, të cilët në vendet e tyre trajtojnë këtë lloj krimi.
Takimet u organizuan në margjinat e Takimit Rajonal Ekspertor dyditor të dedikuar për forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe mbrojtjen e viktimave të huaja të trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Shkup, nën patronazhin e Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC).
Gjatë takimeve u shkëmbyen përvoja dhe informacione lidhur me procedurat konkrete me dyshime për trafikim të qenieve njerëzore, ku të dyshuarit ose viktimat vijnë nga shtetet e Amerikës së Jugut.
Gjithashtu, u dakordua për bashkëpunim të mëtejshëm të drejtpërdrejtë dhe shqyrtimin e mundësive për nënshkrimin e memorandumeve që do të zhvillojnë më tej kanalet për shkëmbimin e informacionit me prokuroritë në këto vende, me qëllim ndjekjen efektive të krimit ndërkombëtar.



