E mërkurë, 4 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) Interpelanca për Trajko Slaveski do të dorëzohet këto ditë, njoftoi Filipçe

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konferencën për shtyp të sotme njoftoi se interpelanca për guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko Slaveski, do të dorëzohet në ditët në vijim.

Filipçe theksoi se Slaveski duhet të mbajë përgjegjësi për vendimet e gabuara rreth hyrjes së Alta Bankës në tregun financiar maqedonas, kapitalin e dyshimtë dhe gjendjen në të cilën qytetarët janë sjellë që të mos mund të kenë qasje në paratë e tyre.

YouTube · klikoni për të ngarkuar videon

"Po e përgatitim dhe këto ditë do të dorëzohet. Dje dorëzuam interpelancë për ish-zëvendëskryeministrin, tani ministër Ivan Stoilkoviq", tha Filipçe.

Kryetari i LSDM-së e ftoi Slaveskin të japë dorëheqje, sepse, siç tha, me veprimet dhe deklaratat e tij të paqarta thellon më tej krizën dhe përpiqet të shpëtojë veten dhe kryeministrin Kristian Mickoski.

Lajme të ngjashme