E premte, 23 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Azia ndryshoi mendje – tani mbështet Infantinon

23.10.2026, 19:04

Para dy muajsh kritika të ashpra, tani – mbështetje për Xhani Infantinon për rizgjedhjen në funksionin e presidentit të FIFA-s. Konfederata Aziatike e Futbollit ka ndryshuar anën.

Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) ka ndryshuar qëndrimin e saj dhe i ka dërguar mbështetje Xhani Infantinon.

„Konfirmojmë se keni mbështetjen tonë të plotë për kandidaturën tuaj për një mandat të ri në krye të FIFA-s. Ju keni vizituar shumë vende aziatike, dhe unë kam biseduar me shumë anëtarë të Konfederatës sonë. Jam i njohur me qëndrimet tuaja dhe shoh se përkushtimi juaj është i qartë“, i tha presidenti i AFC-së, sheiku Salman bin Ibrahim, Infantinot.

Derisa deri tani AFC ishte me UEFA-n dhe CONCACAF-in, sheiku Salman ishte ndër firmëtarët e kërkesës së përbashkët për ndryshime në FIFA.

AFC bashkon 47 konfederata kombëtare, dhe edhe nëse jo të gjitha bien dakord me ndryshimin e qëndrimit që shprehu kreu i Konfederatës, ato vota mund të jenë kyçe në mars të vitit të ardhshëm kur do të mbahen zgjedhjet presidenciale në FIFA.

Vetë sheiku Salman i tha Infantinot se ndoshta nuk do të ndryshojnë të gjitha aleancat qëndrimet e tyre, por është „i bindur se shumica e anëtarëve“ ndajnë mendimin e tij.

UEFA dhe aleati i saj i mbetur kanë afat deri më 18 nëntor që eventualisht të propozojnë një kandidat për funksionin e presidentit që do t’i bënte ballë Infantinot në mars 2027.

Foto/ Depositphotos

Lajme të ngjashme