Donçiç e kaloi edhe Xhordanin

Los Anxhelos Lejkersi e mundën Sakramento me 116:103 në ligën NBA.
Kjo ishte fitorja e shtatë e "liqenxhinjve" në ndeshjen e nëntë të këtij sezoni dhe e teta në të cilën i pandalshmi Luka Donçiç shënoi mbi 35 pikë.
Këtë herë u ndal në 40, me realizim të shkëlqyer nga fusha. Ai pati 6/13 për tre pikë, 12/13 për një, dhe regjistroi nëntë kërcime dhe shtatë asistime.
Slloveni, pas kësaj ndeshjeje u vendos krahas emrave më të mëdhenj në historinë e basketbollit. Ai është lojtari i parë pas Majkl Xhordanit dhe Vilt Çemberlenit që ka shënuar mbi 300 pikë në tetë ndeshjet e para të sezonit.
Donçiç shënoi 308, ndërsa Xhordani 303 në sezonin 1988/89.
Vilt Çemberleni është i pakapshëm në këtë krahasim me liderët në NBA që erdhën pas tij – në sezonin 1962/63, ai shënoi një numër të pabesueshëm prej 418 pikësh në tetë ndeshjet e para.
Përveç Donçiçit, Ostin Rivsi ishte më meritori për fitoren e Lejkersave me 21 pikë. Voker Kesleri shënoi 15.
Në ekipin humbës, Dariusi Aku Junior u dallua me 22 pikë dhe 12 kërcime, Zak Lavini pati 21 pikë, ndërsa Domantas Sabonisi 16 me 17 kërcime.
Kjo ishte humbja e shtatë e Kings në tetë ndeshjet e sezonit të ri.
Rezultatet NBA:
Detroit – Filadelfia 106:112
Uashington – Atlanta 105:120
Boston – Miluoki 109:102
Bruklin – Sharllot 114:104
Nju Jork Niks – Çikago 135:105
Memfis – Indianë 103:107
Nju Orlins – Juta 120:113
Oklahoma – Klivlend 124:116
Hjuston – Minesota 107:117
Denver – Toronto 128:109
Finiks – Portland 119:132
San Antonio – Dalas 112:111
Sakramento – Los Anxhelos Lejkers 103:116
Los Anxhelos Klipers – Majami 116:117.



