E enjte, 5 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Ylli i „Breaking Bad“ ndahet pas 25 vjetësh martese, përballet edhe me probleme financiare

Aktor amerikan Dean Norris, i njohur për rolin e Hank Schrader në serialin e njohur „Breaking Bad“, po ndahet nga bashkëshortja Bridget pas 25 vjetësh martese, ndërsa çifti përballet edhe me probleme serioze financiare, njoftoi TMZ.

Sipas dokumenteve gjyqësore, Bridget ka paraqitur kërkesën për divorc në vitin 2025 në Kaliforni, duke përmendur dallime të pakapërcyeshme. Çifti u martua në tetor 2001 dhe u ndanë në janar 2025.

Së bashku kanë pesë fëmijë, prej të cilëve dy janë të mitur. Bridget kërkon kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike mbi ta, mbështetje financiare nga bashkëshorti dhe vendim gjyqësor për ndarjen e pasurisë së përbashkët. Procesi i divorcit ende nuk ka përfunduar.

Përveç problemeve martesore, Norris dhe bashkëshortja e tij po përballen edhe me vështirësi financiare lidhur me restorantin „Swing Inn Cafe“ në Kaliforni, të cilin e blenë në vitin 2022.

Kompania që menaxhon restorantin ka paraqitur kërkesë për mbrojtje nga falimenti, me qëllim ristrukturimin e borxheve dhe vazhdimin e punës.

Sipas dokumenteve gjyqësore, të ardhurat e restorantit janë zvogëluar me një milion dollarë midis viteve 2024 dhe 2025. Kompania ka deklaruar pasuri me vlerë midis 100,000 dhe 500,000 dollarë, ndërsa borxhet e saj vlerësohen nga një deri në dhjetë milion dollarë.

Norris dhe bashkëshortja e tij kanë mbajtur jetën private larg publikut për vite me radhë, dhe përveç restorantit, ata menaxhojnë edhe një qendër për artet performuese.

Lajme të ngjashme