E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Nadal: Jam i sigurt që do të luaj përsëri ndeshje eksibicioni

10.10.2026, 13:29

Rafael Nadal deklaroi se dëshiron të luajë përsëri ndeshje eksibicioni, pasi mori pjesë në festimin për dhjetëvjetorin e akademisë së tij të tenisit.

Në ngjarje ai luajti disa ndeshje të shkurtra, dhe morën pjesë edhe Andy Murray, Carlos Moyá, Marat Safin, Richard Gasquet, Fabio Fognini, Dominic Thiem dhe David Ferrer.

"Jam i sigurt që do të luaj përsëri ndeshje eksibicioni. E dua këtë gjë", tha Nadal për gazetën franceze "L’Équipe".

Tenisti spanjoll zbuloi se ende ndjen dhimbje të lehta çdo ditë dhe se pas operacionit i është vendosur një protezë e vogël në dorë. Megjithatë, dhimbja e fortë që e ka shqetësuar gjatë është zhdukur plotësisht, gjë që ka ndikuar pozitivisht edhe në gjendjen e tij psikike.

"Po ndihem gjithnjë e më mirë psikologjikisht, kam më pak probleme se më parë dhe po shijoj më shumë jetën. Të gjitha këto janë shumë të rëndësishme", tha Nadal.

Lajme të ngjashme