Ten Hag: Ronaldo humbiste stërvitjet, nuk vraponte në ndeshje

Ish-trajneri i Manchester United, Erik ten Hag, zbuloi arsye reale për mosmarrëveshjet që pati me Cristiano Ronaldon, të cilat tronditën opinionin futbollistik në vitin 2022.
Trajneri holandez beson se herë pas here duhej të ishte autoritet për të zbatuar rregullat e nevojshme të sjelljes, për shkak të së cilës pati problem me superyllin portugez.
„Ai zhgënjeu edhe ekipin edhe mua, sepse ne llogarisnim tek ai. Ai është një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave dhe e respektoja jashtëzakonisht shumë, por duhej të merrja një vendim racional. Ai humbi disa stërvitje, dhe kur stërvitej, nuk vraponte mjaftueshëm dhe nuk ngrinte ritmin e zemrës në nivelin e nevojshëm. Unë e dënoja për këtë“, tha ish-strategu i Ajax në një intervistë për „The Athletic“.
56-vjeçari më pas shpjegoi idetë e tij taktike, të cilat nuk mundi t’i zbatojë me pesë herë fituesin e Topit të Artë në zemër të sulmit.
„Ai nuk mund të lëvizte mirë sepse nuk përgatitej mirë. Nuk vraponte as me topin, as pa të. Është gabim të paraqiten gjërat sikur prisja që ai të lodhej nga presingu i lartë i vazhdueshëm. Ai i thoshte shokëve të skuadrës të kujdeseshin për këmbët në stërvitje dhe kishte ndikim të keq mbi ta.“
Ten Hag beson se qëndrimi më problematik ishte ai i ish-trios së Real Madrid në përbërjen Ronaldo – Casemiro – Varane.
„Për disa, futbolli nuk ishte gjëja më e rëndësishme në jetë, dhe për disa, United madje nuk ishte në vend të parë. Mendoj se „lidhja me Madridin“ e solli këtë në klub. Lojtarët kishin shumë pushtet dhe donin të merrnin vendime. Menaxhmenti dëshironte futboll dinamik, sulmues, dhe ata donin që të ishte sipas mënyrës së tyre.“
Cristiano e la „Old Trafford“-in për herë të dytë në nëntor 2022, ndërsa Erik qëndroi atje edhe dy vjet. „Djajtë e Kuq“ përfunduan në vendin e tretë dhe të tetë në tabelë pa Ronaldon.
Të trefishët kampionë evropianë dukeshin të rilindur nën drejtimin e Michael Carrick sezonin e kaluar dhe përsëri përfunduan në vendin e tretë, duke u kthyer në Ligën e Kampionëve pas një mungese trevjeçare. Megjithatë, këtë sezon u kthyen në rrugët e vjetra – fituan vetëm shtatë pikë në shtatë xhirot e para të kampionatit.
Foto/ Depositphotos



