E martë, 20 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Trump: Parisi shumë shpejt do të bëhet një qytet mysliman

20.10.2026, 11:55

Presidenti amerikan, Donald Trump, kritikoi politikën e emigracionit të presidentit francez Emmanuel Macron, duke pretenduar se Parisi "shumë shpejt do të bëhet një qytet mysliman".

"Shikoni, Emmanuel është miku im. Qysh më parë i thashë se po bën një gabim të madh në Francë. Ai lejon që të hyjnë njerëz nga e gjithë bota. E gjithë bota po vjen, dhe siç e dini, Parisi shumë shpejt do të bëhet një qytet mysliman. Dhe kjo nuk ishte marrëveshja. Kjo nuk ishte marrëveshja", deklaroi Trump para Shtëpisë së Bardhë, menjëherë para nisjes për një tubim parazgjedhor në Kansas.

"I thashë Emmanuelit që duhet të mbyllë kufijtë. E njoh prej rreth tetë apo nëntë vjetësh. Qysh kur e njoha, i thashë se po bën një gabim të madh. Ne i mbyllëm kufijtë tanë; ai nuk i mbylli", theksoi ai.

Trump pretendon se trazirat në Francë janë dëshmi për kolapsin e civilizimit perëndimor dhe për rreziqet e emigracionit.

Në tubimin në Kansas, Trump përshkroi Francën si një komb dikur të madh që është "pushtuar, plaçkitur dhe djegur deri në themel" nga "migrantët, xhihadistët dhe komunistët".

"Nëse doni të shihni se çfarë është në lojë në këto zgjedhje, thjesht shikoni se çfarë po ndodh në Francë", paralajmëroi ai.

"Kjo po ndodh në Francë, dhe ata duan që e njëjta gjë t'i ndodhë edhe vendit tonë. Kjo këtu kurrë nuk do të ndodhë", deklaroi Trump, duke shkaktuar duartrokitje të forta nga mijëra të pranishëm në Kansas – një shtet me orientim të fortë republikan, ku senatori republikan Roger Marshall po përballet me një sfidë të papritur të vështirë nga demokrati Adam Hamilton.

Më herët gjatë ditës, Trump përsëriti pretendimin e tij se migrantët "kanë marrë" Francën. Në platformën "Truth Social", ai shkroi se udhëheqësit e vendit duhet "TË MBYLLIN KUFIRITË MENJËHERË!"

Lajme të ngjashme