E premte, 6 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) Crvena zvezda u shpëtua ndaj Inter Escaldes, Hajduk u turpërua ndaj Lincoln nga Gibraltari

Gjigantët e futbollit nga hapësirat e ish-Jugosllavisë, Crvena zvezda dhe Hajduk, në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, u përballën me anonimët nga Andorra dhe Gibraltari. Zvezda fitoi me vështirësi, ndërsa Hajduk humbi.

Crvena zvezda shmangu një rezultat turpërues në minutën e 90-të ndaj Inter Escaldes nga Andorra. Kuqebardhët në fundin e pjesës së parë mbetën me një lojtar më pak, pastaj mysafirët tronditën "Marakanën" me golin e Areljan.

Zvezda barazoi përmes Luçiç, dhe japonezi Nakajama me ndihmën e portierit mysafir i solli fitoren vendasve.

Matej Gaštarov luajti gjithë ndeshjen, pati një shans në rezultatin 1:1, por goditja e tij përfundoi në shtyllë.

Ndryshe nga Zvezda, Hajduk u turpërua te Lincoln Red Imps. Kampioni aktual i Gibraltarit fitoi me autogolin e Denis Hadžikaduniç në minutën e 89-të.

Pas tri raundeve në Ligën e Konferencës, Hajduk ka gjashtë, ndërsa Zvezda katër pikë.

Foto/ Starsport

Lajme të ngjashme