E premte, 6 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) Katastrofë e re e Milanit në Ligën e Evropës

Milan pësoi një humbje tronditëse në xhiron e katërt të Ligës së Evropës. Gjiganti italian humbi në "San Siro" nga Ferencvaros hungarez me rezultat 0:2, ndërsa të dy golat i shënoi mesfushori norvegjez Leni Joseph pas asistencës së Kristoffer Zachariassen.

Milan, pas katër xhirove mbeti vetëm me tri pikë, ndërsa Ferencvaros vazhdoi serinë e tij të përsosur dhe arriti fitoren e katërt.

Ekipi vendas krijonte pak raste, ndërsa Ferencvaros u mbrojt në mënyrë të organizuar dhe kërcënonte në kundërsulme. Tifozët e Milanit ishin të pakënaqur me lojën e ekipit të tyre, çka e shfaqën me fishkëllimat në pushimin e pjesës së parë.

Kampioni hungarez kaloi në avantazh në minutën e 52-të. Zachariassen asistoi Joseph, i cili shënoi për 0:1. Katërmbëdhjetë minuta më vonë, i njëjti dyshe ishte përsëri fatale për Milanin. Zachariassen regjistroi asistencën e dytë, ndërsa Joseph me golin e dytë vendosi rezultatin përfundimtar 0:2.

Në pjesën e dytë, Amorim u përpoq të ndryshonte ndeshjen me zëvendësime. Ai aktivizoi Christian Pulisic, Diego Moreira dhe Luka Modriç, por Milani nuk arriti të gjejë mënyrë për t'u rikthyer në lojë.

Foto/ EPA

Lajme të ngjashme