E premte, 16 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) Elmas golashënues për Atalanta, Musliu fiton me Saint-Truiden

16.10.2026, 08:53

Atalanta e Elif Elmasit dhe Saint-Truiden i Visar Musliut, fituan me skuadrat e tyre në xhiron e parë të Ligës së Konferencës.

Atalanta e mposhti Pafosin me 3:1, dhe fitorja u sigurua pas vetëm një pjese loje. Fitoren e paralajmëroi Elmas me gol pas vetëm 45 sekondash, pas asistimit të Giacomo Raspadorit.

Për Elmasin ky është goli i parë me fanellën e Atalantës që nga transferimi i tij nga Leipzig gjatë merkatos së verës.

Avantazhin e Atalantës e rriti Raspadori në minutën e 18-të. Një problem për ekipin nga Bergamo është dëmtimi i Raspadorit, i cili u largua nga fusha tre minuta më vonë. Golin e tretë për ekipin nga Bergamo e shënoi Gianluca Scamacca në minutën e parafundit të pjesës së parë.

Saint-Truiden festoi në përballjen me Iberia 1999 nga Gjeorgjia me rezultat 2:0. Visar Musliu luajti gjithë ndeshjen për ekipin belg. Ndërkaq, Saint-Truiden fitoi me golat e Vanmeslael në minutën e 11-të dhe Seboui në minutën e 88-të.

Foto/ EPA

Lajme të ngjashme