(Foto) Rikonstruksion i plotë i dy parkingjeve në rrugën „Kosturska“ në Shkup Veri

Komuna e Butelit njoftoi se vazhdon me realizimin intensiv të projekteve infrastrukturore në lagjen Shkup Veri.
"Ka filluar rikonstruksioni i plotë i parkingut të madh dhe të vogël në rrugën Kosturska.

Me realizimin e këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor do të sigurohen kushte më të mira për parkim, hapësirë publike të rregulluar dhe një cilësi më të mirë e jetës së përditshme për banorët e Shkupit Veri.

Kryetari i komunës, Darko Kostovski dhe Komuna e Butelit vazhdojnë me realizimin e projekteve të premtuara, me theks të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimin e barabartë të të gjitha vendbanimeve", thuhet në njoftimin e Komunës.



