„Barbov, Filipçe dhe Zaev u përfshinë më tej në gënjeshtra, si është e mundur që një neurolog të japë mendim për ndërhyrje kirurgjikale në Bullgari“, pyet VMRO-DPMNE

„Duke dashur të dalin nga rasti me Iva Mihajllova, Barbov, Filipçe dhe Zaev u përfshinë më tej në gënjeshtrat e tyre. Kështu, duke u përpjekur të distancohen nga rasti dhe të paraqiten si dikush që nuk ishte i njohur me të gjitha rrethanat, doktori Barbov hapi dilema shtesë për mënyrën se si ka vepruar dhe për justifikimin e hapave mjekësorë të ndërmarrë“, thonë nga VMRO-DPMNE.
„Deklarata publike e Barbovit se nuk e dinte për çfarë aksidenti rrugor bëhej fjalë, por dinte se Mihajllova kishte sigurim bullgar, është më shumë se tragjikomike dhe në vend që të distancohen dhe të justifikohen, triu Zaev, Filipçe dhe Barbov duhet të japin përgjigje për disa pyetje thelbësore.
Si është e mundur që një neurolog të japë mendim për ndërhyrje kirurgjikale dhe në bazë të çfarë është dhënë rekomandimi konsiliar, nëse pacientja nuk është dërguar në konsilium mjekësor dhe nuk ka paraqitur kërkesë për mendim konsiliar?
Pse pacientja pas një traume, Barbov nuk e ka dërguar për kontroll të përshtatshëm tek neurokirurgu ose traumatologu dhe a kanë dashur së bashku me Filipçen dhe Zaevin t’i bëjnë një shërbim Rumen Radev duke dashur me ngut të mbyllin rastin dhe të dërgojnë Mihajllovën për trajtim në Bullgari?
Fakti që Maqedonia dhe Bullgaria kanë bashkëpunim bilateral në fushën e sigurimit shëndetësor nuk do të thotë se mund të veprohet arbitrarisht, por ka rregulla të qarta dhe të përcaktuara vazhdimisht, se cilët pacientë në cilat raste marrin kujdes mjekësor ose trajtim në shtete të tjera, e jo kështu siç Barbov e ka hartuar dërgimin.
Dhe me këtë rekomandim për trajtimin e Mihajllovës në Bullgari, Barbov, Filipçe dhe Zaev kaluan më tej kompetencat e tyre.
Kjo trio u zbulu plotësisht, tashmë është e qartë kush ka bërë dhe çfarë roli ka pasur, por në vend që me deklarata të dalin nga rasti me Mihajllovën, Barbov, Filipçe dhe Zaev duhet të japin përgjigje për veprimet, rolet dhe vendimet që janë marrë“, njoftoi VMRO-DPMNE.



