Ukraina kërkon alternativë për Starlink

Ihor Zhovkva, këshilltari kryesor i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, deklaroi se Ukraina po punon për alternativa evropiane për sistemin satelitor të komunikimit Starlink dhe për sistemet amerikane të mbrojtjes kundër ajrit.
Zhovkva për “Euronews” tha se programi evropian për mbrojtje kundër balistike, FREYJA, ka avancuar në fazën e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë mes kompanive të mbrojtjes.
“Na duhet një ekuivalent evropian i sistemit të mbrojtjes kundër ajrit,” tha ai, duke shtuar se Ukraina ka qëllim të marrë një rol udhëheqës në zhvillimin e tij.
Në pyetjen për Starlink dhe alternativat e mundshme evropiane, Zhovkva u përgjigj thjesht se përparimi do të ndodhë shumë më shpejt sesa kishin parashikuar skeptikët.
“Kemi një orar dhe afate të qarta. Kjo do të ndodhë shumë më herët se 10 apo 15 vjet – madje edhe më herët se pesë vjet,” tha ai.
Ai gjithashtu theksoi se Europa duhet të përfshihet në të gjitha negociatat për t’i dhënë fund luftës, duke theksuar se siguria e ardhshme e Ukrainës është e pandashme nga siguria e të gjithë kontinentit.



