E shtunë, 24 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Foto) Dimitrieska-Kochoska: Përgjegjësia nuk njeh festa, po punojmë në përgatitjen e Buxhetit për vitin 2027

24.10.2026, 14:42

Ministria e Financave po punon intensivisht në përgatitjen e Buxhetit për vitin 2027, ndërsa në Kuvend po diskutohet për ribalancimin e Buxhetit për vitin 2026, informon ministrja e financave Gordana Dimitrieska-Kochoska.

Ajo në rrjetet sociale publikoi se aktivitetet në Ministri vazhdojnë edhe gjatë festave dhe fundjavave, duke theksuar përgjegjësinë e institucionit për menaxhimin e financave publike.

„Edhe kur është festë dhe fundjavë, detyrimet nuk ndalen kur punojmë për diçka që është e rëndësishme për të gjithë qytetarët. Pas çdo buxheti qëndrojnë shumë biseda, ide, vendime dhe orë pune të përkushtuara. Dhe më e rëndësishmja nga të gjitha është kur ke një ekip me të cilin ndan përgjegjësinë për financat publike dhe dëshirën për të bërë diçka të mirë. Vazhdojmë së bashku, sepse përgjegjësia nuk njeh festa“, thuhet në postimin e Dimitrieska-Kochoska.

Facebook · кликнете за да се вчита објавата

Lajme të ngjashme