Makron: Më mungon Merkel

Presidenti francez Emmanuel Makron i ka vlerësuar takimet me liderët evropianë si depresive dhe plotësisht të privuara nga kreativiteti, duke pranuar se i mungojnë shumë ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi.
Kjo zbulohet në librin „Jeni shumë të rreptë me mua“ të gazetares franceze Françoise Degois, i cili përmban pjesë nga korrespondenca private me Makron përmes aplikacionit „Telegram“ gjatë dy viteve të fundit, transmeton „France Info“.
Në mesazhe, Makron ka mbrojtur vendimin për shpërndarjen e parlamentit në qershor 2024, duke shpjeguar se dëshironte të kapte Asamblenë Kombëtare të Marin Le Pen-it të papërgatitur për zgjedhje.
„Ishin të përgatitur për vjeshtën, por jo për qershorin. Kjo është një nga arsyet për të cilat mora këtë vendim“, ka shkruar Makron.
Ai ka kritikuar edhe ish-kryeministrin Gabriel Attal, duke thënë se kishte marrë shumë mbështetje politike, ndërsa ka folur me fjalë lavdëruese për liderin e Partisë Socialiste, Olivier Faure.
Në pyetjen për një dorëheqje të mundshme për shkak të krizës politike në Francë, Makron ishte kategorik.
„Dorëheqje? Kurrë! Për asnjë arsye! Nuk kam ndërmend të dezertoj. Vazhdoj përpara“, ka thënë presidenti francez.
Në korrespondencë ai ka mbrojtur edhe reformën e pensioneve, duke paralajmëruar se pezullimi i saj do të ishte një gabim serioz për Francën.



