E martë, 20 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Ministri amerikan i Mbrojtjes mbërriti papritur në Izrael

20.10.2026, 07:22

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, vizitoi papritur Izraelin dje, ku u takua me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, njoftoi "Axios", duke iu referuar dy burimeve të njohura me rastin.

Pentagoni dhe ambasada izraelite në Uashington nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave për koment, transmeton "Reuters".

Vizita ndodh vetëm një ditë pasi presidenti amerikan Donald Trump i dha mbështetje publike Netanyahut para zgjedhjeve parlamentare në Izrael, të caktuara për javën e ardhshme.

Këto do të jenë zgjedhjet e para në Izrael pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, pas të cilit pasuan luftërat në Gaza, Liban dhe Iran.

Sipas sondazheve të opinionit publik, pritet që koalicioni fetar-nacionalist i Netanyahut të humbasë shumicën parlamentare të nevojshme për formimin e qeverisë, megjithëse edhe opozita mund të përballet me vështirësi në krijimin e një qeverie të re.

Lajme të ngjashme