Rritet numri i të vdekurve pas përplasjes së trenave në Spanjë

Numri i viktimave pas përplasjes së dy trenave të shpejtë në provincën spanjolle Toledo, u rrit në 74, sipas Komisionit për Hetimin e Aksidenteve hekurudhore (CIAF), ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të punojnë në vendin e aksidentit.
Gjetjet paraprake tregojnë se një defekt teknik, i shoqëruar me një sërë gabimesh njerëzore, çoi në aksident, raporton portali spanjoll „El Diario“.
Problemet filluan rreth orës 8:30 të mëngjesit të mërkurën, kur sistemi i kontrollit të trafikut LZB ndaloi së funksionuari për shkak të një defekti në softuer, transmeton Tanjug.



