E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Turqia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

10.10.2026, 18:00

Turqia i ndalon rrjetet sociale të ofrojnë shërbime për fëmijët nën 15 vjeç, sipas rregulloreve të reja të publikuara në Fletoren Zyrtare.

Rregulloret, të cilat hyjnë në fuqi në Turqi më 1 nëntor, detyrojnë platformat të vendosin verifikimin e moshës së përdoruesve, me mbrojtje të të dhënave personale, dhe të ofrojnë shërbime dhe mjete të veçanta për mbikëqyrje prindërore për të miturit mbi 15 vjeç.

Sipas raportimit të Anadolu, prindërit do të mund të menaxhojnë cilësimet e profileve të fëmijëve të tyre, të kufizojnë kohën e përdorimit dhe të miratojnë transaksionet me pagesë.

Verifikimi i moshës për profilet ekzistuese duhet të përfundojë deri më 31 mars 2027, dhe profilet e përdoruesve nën 15 vjeç do të mbyllen.

Rregulloret janë pjesë e ligjit të ri për rrjetet sociale që parlamenti turk miratoi në prill.

Lajme të ngjashme