E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

(Video) Kryeministri britanik: Rusia ndikoi në Brexit; gjëra të ngjashme po ndodhin edhe në vende të tjera

12.10.2026, 16:34

Kryeministri britanik Andy Burnham deklaroi se është "qartë" që Rusia ndikoi në referendumin për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, duke paralajmëruar se aktivitete të ngjashme po zhvillohen edhe në Francë dhe Gjermani.

Kryeministri nga radhët e Partisë Laburiste në podcastin The Rest is Politics tha se, pas ardhjes në Downing Street, pyeti për ndërhyrjen e mundshme ruse në votimin e vitit 2016.

YouTube · klikoni për të ngarkuar videon

"Mora një përgjigje të qartë: po, kishte diçka të tillë." "Mendoj se në fakt morëm një qëndrim shumë mbrojtës lidhur me këtë dhe nuk informuam mjaftueshëm publikun për shkallën në të cilën aktorët e huaj përpiqen të dëmtojnë procesin politik," shtoi Burnham, sipas BBC-së.

Ai nuk dha detaje shtesë për natyrën apo shkallën e aktiviteteve të Moskës gjatë referendumit për Brexit, ku 51.89 për qind e britanikëve votuan për daljen nga BE-ja, ndërsa 48.11 për qind votuan për të qëndruar.

YouTube · klikoni për të ngarkuar videon

"Britain Unbound", një organizatë që mbështeste Brexit-in, deklaroi se deklaratat e Burnham janë "një përpjekje tjetër e ashpër për të minuar legjitimitetin e vendimit që mori populli britanik në vitin 2016".

Lajme të ngjashme