VMRO-DPMNE: Zhernovski është njeri që ka titull partiak sekretar ndërkombëtar, por nuk di çfarë ndodh as në Evropë as në botë

Katastrofa është tek LSDM, parti që për sekretar ndërkombëtar ka një njeri që nuk kupton çështjet ndërkombëtare dhe ambasador i dështuar, Andrej Zhernovski, reagojnë nga VMRO-DPMNE ndaj akuzave të Andrej Zhernovskit nga LSDM.
„Njeri që dëshiron të merret me çështje ndërkombëtare, por nuk ka njohuri elementare, si për shembull nuk e di çfarë do të thotë akronimi NATO. Zhernovski është njeri që ka titull partiak sekretar ndërkombëtar, por nuk di çfarë ndodh as në Evropë as në botë. Edhe përmend Laura Koveshi, por nuk e di që Prokuroria Evropiane tashmë ka prokuror të ri kryesor. Të tilla kuadro zgjedh LSDM në drejtimin e vet në pozita të larta, si Zhernovski që nuk e di kush është prokurori kryesor i Prokurorisë Evropiane, por nuk ndalet duke u lavdëruar se është kapacitet i madh dhe se ka çfarë të ofrojë ende në skenën politike maqedonase“, thonë nga partia.
Dhe në lidhje me Raportin vjetor të KE-së për Maqedoninë, i cili sot do t’i dorëzohet kryeministrit, shtojnë nga VMRO-DPMNE, qartë thuhet se është arritur përparim i konsiderueshëm në fusha kyçe, se është rritur gatishmëria për anëtarësim në BE dhe janë vërejtur vlerësime pozitive për Agjendën e Reformave.
„LSDM dhe Zhernovski mund të shohin sa të duan me dioptri të ndryshme, por realiteti është se Maqedonia po reformohet dhe përparon dhe këtë e sheh dhe e vlerëson edhe Bashkimi Evropian“, thonë nga VMRO-DPMNE.



