E premte, 6 nëntor 2026MarketingKontakt
Kërko

Arrestohet një 43-vjeçar nga Koçani, i dyshuar për katër vjedhje të rënda në shtëpi

Oficerët e policisë nga DVP Koçani kanë arrestuar D.S. (43) nga Koçani, për shkak të dyshimit se gjatë periudhës së fundit ka kryer katër vjedhje të rënda në shtëpi në zonën e qytetit, njoftoi MPB-ja.

Sipas urdhrit gjyqësor është kryer kontroll në shtëpinë e tij, ku janë gjetur dhe sekuestruar sende që rrjedhin nga veprat penale.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, kundër të dyshuarit do të ngrihet padi penale përkatëse.

Lajme të ngjashme