E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Dënohen 135 shoferë për parkim të parregullt në Komunën Qendër

13.10.2026, 10:24

Ndërmarrja Publike Parkingjet e Komunës Qendër në periudhën nga 05 deri më 11 tetor, me ndihmën e automjeteve speciale "Pajak" hoqi 135 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt që pengonin rrjedhën normale dhe të sigurt të trafikut.

"Për një zgjidhje të përhershme të ngarkesës së trafikut dhe problemit me parkimin e parregullt është e nevojshme një kulturë më e madhe e trafikut, prandaj Ndërmarrja Publike PQ në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me heqjen e përditshme të të gjitha automjeteve të parkuara në mënyrë të parregullt dhe të pakujdesshme në Komunën Qendër me qëllim ngritjen e vetëdijes trafiku në një nivel më të lartë dhe rritjen e sigurisë në trafik", thonë nga ndërmarrja.

Lajme të ngjashme