E martë, 20 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Deratizimi vjeshtor në Komunën e Kisella Vodës

20.10.2026, 11:10

​Deratizimi i rregullt vjeshtor po kryhet në territorin e komunës së Kisella Vodës. Aktivitetet po i kryen firma e specializuar "Toksivet" dhe me to do të përfshihen mbi 2000 puseta, njoftoi Komuna.

Procesi i deratizimit do të përfshijë të gjitha komunitetet lokale dhe urbane, me qëllim parandalimin, shkatërrimin sistematik të brejtësve të dëmshëm dhe mbrojtjen e shëndetit të banorëve.

Sipas programit të Sektorit për punë komunale, infrastrukturë, trafik dhe mbrojtje të mjedisit, Komuna e Kisella Vodës kryen deratizim të rregullt dy herë në vit, në pranverë dhe në vjeshtë.

Në këtë mënyrë sigurohet mbrojtje gjithëpërfshirëse dhe parandalohet shfaqja e sëmundjeve ngjitëse, që është me rëndësi primare për sigurinë e bashkëqytetarëve tanë, njoftoi Komuna e Kisella Vodës.

Lajme të ngjashme