E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Hapet zyrë rajonale e Qendrës për Punë Sociale Kriva Pallankë në Komunën e Rankovcës

13.10.2026, 16:19

Në Komunën e Rankovcës sot u hap një zyrë rajonale e Qendrës për Punë Sociale Kriva Pallankë, me çka për herë të parë banorëve të kësaj komune u mundësohet qasje më e lehtë dhe më e disponueshme në shërbimet dhe të drejtat nga mbrojtja sociale.

Në hapje morën pjesë ministri i politikës sociale, demografisë dhe të rinjve, Gjoko Velkovski, kryetari i Komunës së Rankovcës, Daniel Pavlovski dhe drejtoresha e Qendrës për Punë Sociale Kriva Pallankë.

Ministri i politikës sociale, demografisë dhe të rinjve, Gjoko Velkovski, theksoi se afërsia e shërbimeve ndaj qytetarëve është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi më të disponueshëm të mbrojtjes sociale.

„Me hapjen e kësaj zyre rajonale, për herë të parë sigurojmë qasje të drejtpërdrejtë në shërbimet e Qendrës për Punë Sociale për qytetarët e Rankovcës. Kjo do të thotë se ata do të mund të realizojnë më lehtë të drejtat e tyre nga mbrojtja sociale, pa pasur nevojë të udhëtojnë deri në Kriva Pallankë. Qëllimi ynë është që institucionet të jenë më afër qytetarëve, dhe shërbimet më të disponueshme për të gjithë, pavarësisht vendbanimit“, theksoi ministri Velkovski.

Hapja e zyrës rajonale përbën një hap drejt përmirësimit të aksesit në mbështetjen institucionale në komunat më të vogla, duke ulur barrierat administrative dhe hapësinore me të cilat përballen qytetarët në realizimin e të drejtave të tyre.

Ministria e politikës sociale, demografisë dhe të rinjve vazhdon me aktivitete të orientuara drejt përmirësimit të aksesit dhe cilësisë së shërbimeve sociale dhe krijimit të kushteve për realizim më të thjeshtë të të drejtave nga mbrojtja sociale.

Lajme të ngjashme