Levica me amendamente kundër ligjit „që u çliron duart ndotësve dhe hap derën për katastrofa të reja ekologjike“

"Pasi DPMNE-ja antipopullore refuzoi kërkesën e Levicës për tërheqjen nga rendi i ditës së ligjit skandaloz për mjedisin, Levica vazhdon të luftojë kundër ndryshimeve ligjore që hapin rrugën për rindërtimin e një industrie të rëndë dhe ndotëse në më pak se pesë kilometra nga zonat e banuara, shfuqizojnë kornizën për sanimin e pikave të nxehta ekologjike dhe kufizojnë të drejtat e qytetarëve. Pas alarmit që ngriti Levica për pasojat e rrezikshme të këtyre ndryshimeve, për të cilat paralajmëruan edhe organizatat ekologjike, presioni kundër këtij zgjidhjeje ligjore vazhdon!", thonë nga partia Levica.
"Levica ka paraqitur amendamente me të cilat do të kërkojë:
- Të mbahet ndalimi për rindërtimin e instalacioneve G1 në distancë më pak se pesë kilometra nga zonat e banuara dhe zonat e mbrojtura natyrore.
- Të mos shfuqizohet korniza për sanimin e pikave të nxehta ekologjike.
- Të garantohet pjesëmarrja e qytetarëve dhe qasja në drejtësi gjatë përgatitjes së elaboratëve për mjedisin.
Nesër, në seancën e Komisionit për transport, transformim digjital, mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor, Levica do të shpjegojë amendamentet dhe do të luftojë kundër fshirjes së garancive ligjore për mbrojtjen e qytetarëve.
Me dekada ata e helmojnë popullin me mbeturina helmuese, ajër të ndotur dhe deponi industriale, vetëm që dikush tjetër të pasurohet. Levica nuk do të heshtë derisa interesat e të huajve mbrohen me ligj, ndërsa populli lihet vetëm të luftojë për ajër që mund ta marrë frymë dhe ujë që mund ta pijë!", thuhet në njoftimin e partisë Levica.



