E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Ministri Serafimovski i dorëzoi tetë vendime për regjistrimin e përdoruesve të shenjës gjeografike të mbrojtur “Mjaltë Mariovska”

08.10.2026, 14:36

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujësjellësit, Borçe Serafimovski sot në Bitolj i dorëzoi tetë bletarëve vendime për regjistrim në Regjistrin e përdoruesve të shenjave gjeografike për shenjën gjeografike të mbrojtur “Mjaltë Mariovska”. Vendimet u dorëzuan në hapjen e manifestimit të 29-të “Ditët e bletarisë maqedonase”, në organizim të Shoqatës së Bletarëve “Nektar”.

“Pas këtij rezultati qëndrojnë rreth dhjetë vjet punë dhe këmbëngulje e bletarëve në mbrojtjen e origjinës gjeografike të mjaltit mariovsk. Ky është një hap i rëndësishëm për bletarët nga Mariovo, të cilët me punën e tyre ndërtojnë reputacionin e këtij produkti dhe tregojnë se si prodhimi lokal mund të fitojë vlerë më të madhe dhe njohje”, theksoi ministri Serafimovski.

Ai theksoi se shenja gjeografike konfirmon lidhjen e mjaltit me origjinën e tij dhe mbron emrin nga keqpërdorimi, duke krijuar njëkohësisht bazë për promovim më të mirë dhe pozicion më të fortë tregtar të prodhuesve, ndërsa konsumatorëve u siguron informacion më të qartë për produktin dhe besim më të madh në zgjedhje.

“Përdorimi i shenjës lidhet me përmbushjen e kushteve të përcaktuara dhe me kontrollin e përputhshmërisë së prodhimit me elaboratin e miratuar. Së bashku me të drejtën për përdorimin e emrit të mbrojtur, vjen edhe përgjegjësia për të ruajtur karakteristikat e tij të veçanta”, tha ministri Serafimovski.

Ai shtoi se origjina e njohur e mjaltit mariovsk hap mundësi për të ardhura shtesë përmes paketimit atraktiv, bashkëpunimit me sektorin e mikpritjes dhe lidhjes me ofertën e turizmit rural.

“Si ministri përgjegjëse, detyra jonë është t’u ndihmojmë prodhuesve të njohin dhe mbrojnë vlerën e produkteve tona vendase, maqedonase dhe t’i prezantojnë ato para konsumatorëve”, porositi ministri Serafimovski.

Lajme të ngjashme