Prokuroria: I janë marrë dy pasaportat Mihajlovës dhe i është ndaluar kalimi i kufirit me kartë identiteti

JORM njoftoi se të akuzuarës, Iva Mihajlova, me propozim të prokurorit publik që nga 09.10.2025 i janë marrë dy dokumente udhëtimi (maqedonase dhe bullgare), dhe i është dhënë ndalim për kalimin e kufirit shtetëror me kartë identiteti, ndalim për të lënë Koçanin dhe detyrimi për t'u paraqitur te një zyrtar.
Prokurori kompetent ndërmori të gjitha hapat në kompetencën e tij për sigurimin e personit, dhe rreziku i arratisjes ishte një nga arsyet kryesore për të cilat prokuroria disa herë dha mendim negativ në lidhje me kërkesën për kthimin e dokumentit të udhëtimit, shtojnë nga Prokuroria.



