E mërkurë, 14 tetor 2026MarketingKontakt
Kërko

Radichevski: Vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe transparencë për Brvenicën

08.10.2026, 20:20

Kandidati për kryetar të komunës së Brvenicës nga VMRO-DPMNE, Stojanço Radichevski, pati fjalim para të pranishmëve në një miting në Miletiç, ku prezantoi vizionin e tij dhe disa nga projektet e parashikuara në programin për zhvillimin e komunës.

,,Këtë fushatë e filloj me respekt, me dinjitet dhe me humanizëm. Gjatë periudhës së kaluar ishim dëshmitarë që projektet u realizuan në mënyrë publike, transparente dhe në interes të qytetarëve. Premtoj se ky është ritmi që unë do të vazhdoj", tha Radichevski dhe shtoi:

,,Brvenica është jonë dhe e përbashkët. E ardhmja e saj nuk duhet të varet nga ajo se për kë ka votuar dikush. Kryetari i komunës duhet të jetë kryetar i të gjithë banorëve, i atij që ka votuar për të, por edhe i atij që nuk ka votuar, i atij që ka kartë partie, por edhe i atij që nuk ka. Sepse pas zgjedhjeve mbetemi fqinj, mbetemi miq, mbetemi një komunitet. Dhe vetëm me bashkëpunim me pushtetin lokal dhe atë qendror mund të arrijmë rezultate të vërteta për qytetarët".

Ai renditi edhe disa nga projektet nga programi për komunën e Brvenicës, për të cilat tha se ka projekte konkrete dhe afate konkrete për realizimin e tyre, disa prej të cilave janë tashmë në realizim.

"Planifikojmë ndërtimin dhe rindërtimin e ndërtesës komunale. Ndërtimin e sistemit të furnizimit me ujë në Çellopek dhe zhvillimin e infrastrukturës në zonën industriale të Brvenicës. Për të tërhequr investime të reja, për të hapur vende të reja pune dhe për të krijuar kushte më të mira për të rinjtë tanë, që ata të shohin të ardhmen e tyre këtu, në Brvenicë. Për të rinjtë dhe ekonominë, hapim fond lokal inovacioni "Të rinj me ide", inkubator biznesi "Biznesi im, komuna ime", Qendër për njohuri dhe aftësi praktike dhe programe për mbështetje të sipërmarrjes së grave dhe zhvillimit rural. Sepse të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja e Brvenicës, të rinjtë janë e tashmja e saj dhe idetë e tyre duhet të kenë shans. Nuk i harrojmë as më të vegjlit, as më të moshuarit, ndërtojmë një kopësht të ri fëmijësh në Çellopek, projekt që është në fazë realizimi, zgjerim të kopështit në Brvenicë, hapim shtëpi për të moshuarit me kapacitet deri në 50 përdorues dhe investojmë në efikasitet energjetik dhe akses në shkolla për fëmijët me nevoja të veçanta", theksoi Radichevski.

Lajme të ngjashme